Ndërpritet furnizimi me ujë për 13 fshatra të Rekës së Keqe shkaku i një defekti

Gjakova

Ndërpritet furnizimi me ujë për 13 fshatra të Rekës së Keqe shkaku i një defekti

Më: 14 mars 2022 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se ka ndodhur një defekt në zonën e Rekës së Keqe, me ç’rast dëmtime ka pësuar gypi kryesor furnizues FI-315 i cili ndodhet në mes të fshatit Molliq dhe Nivokaz.

“Për shkak të punimeve jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin për medie.

Fshatrat që do të mbesin përkohësisht pa ujë janë: Molliq, Nivokaz, Brovinë, Ponoshec, Popoc, Morinë, Shishman, Duzhnje, Babaj Bokës, Korenicë, Devë, Guskë dhe Vogovë.

Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë”.

KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat