Thyhen xhamat e QMF-së në Orize të Gjakovës

Gjakova

Thyhen xhamat e QMF-së në Orize të Gjakovës

Më: 15 mars 2022 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Janë thyer xhamat e dy ordinancave të Qendrës së Mjekësisë Familjare, në fshatin Orize të Gjakovës.

Në raportin e policisë thuhet se rastin e ka raportuar në polici një punonjëse e QMF-së.

Thyerja e xhamave dyshohet se mund të jetë bërë nga fëmijët nga parku në afërsi të QMF-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat