KRU “Gjakova”: Fillon puna testuese në Impiantin e Trajtimit të Ujërave

Gjakova

KRU “Gjakova”: Fillon puna testuese në Impiantin e Trajtimit të Ujërave

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar ka filluar punën testuese në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të ndotura të realizuar përmes projektit “Trajtimi i Ujërave të Ndotura në Jug-Perëndim të Kosovës”.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova”, bën të ditur se ky projekt është bashkëfinancuar nga SECO, Banka Gjermane KFW dhe Komuna e Gjakovës

Pas një pune të gjatë dhe sfiduese në të gjitha aspektet, sot kemi filluar punën testuese në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të ndotura të realizuar përmes projektit “Trajtimi i Ujërave të Ndotura në Jug-Perëndim të Kosovës” – Faza III Gjakova, të bashkë financuar nga SECO, Banka Gjermane KFW dhe Komuna e Gjakovës”.

Testimet janë duke u zhvilluar me sukses dhe sipas planit dinamik. Me këtë rast falënderojmë donatorët, konsulentët, kontraktuesit dhe të gjithë stafin e angazhuar në realizmin e këtij projekti për kontributin e tyre të pakursyer në zbatimin e suksesshëm të tij”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat