Të rinjtë e Gjakovës organizojnë Panairin për Orientim në Karrierë

Gjakova

Të rinjtë e Gjakovës organizojnë Panairin për Orientim në Karrierë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 06:28
Ilustrim

Zyrtari për Ndërmarrje Private në USAID, Methju Kulinane do t'i bashkohet kryetarit të Komunës së Gjakovës Ardian Gjinit, me rastin e hapjes së Panairit për Orientim në Karrierë të organizuar nga të rinjtë e Gjakovës.    

Ky Panair për Orientim në Karrierë është produkt i dy iniciativave, "Rinia - E ardhmja" dhe "Dikur ja sheh hajrin", të cilat udhëhiqen nga të rinjtë e Gjakovës në bashkëpunim me aktivitetin Up to Youth të USAID-it.

Panairi synon t’i informojë të rinjtë për orientimin në karrierë, aktivitetet jashtëshkollore dhe promovimin e profesioneve të mbështetura nga shkollat profesionale.

Up to Youth është aktivitet pesë vjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i përkushtuar që të përmirësojë kapacitetet e rinisë dhe të krijojë mundësi për aspiratat e rinisë, në mënyrë që ata të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga komunitete më të qëndrueshme, më demokratike dhe më prosperuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat