Alarmon drejtoresha e Arsimit: Nxënësit po blejnë armë online!

Gjakova

Alarmon drejtoresha e Arsimit: Nxënësit po blejnë armë online!

Më: 23 mars 2022 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, ka ngritur shqetësimin për dukurinë e armatosjes me lehtësi të nxënësve nëpër shkolla.

Duke sqaruar rrethanat e aksionit në shkollën “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ku policia të martën gjeti te një i mitur një revole, ndërsa te disa të tjerë edhe një thikë, dhe disa fishekë, ajo tha se këto armë po blihen në internet.

“Shqetësuese është blerja online e armëve të ftohta.

Apeloj te prindërit të kenë një situatë më të kontrolluar te fëmijët”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat