​Nxënësi me armë zjarri në një shkollë në Gjakovë, policia merret me rastin

Gjakova

​Nxënësi me armë zjarri në një shkollë në Gjakovë, policia merret me rastin

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Drejtoria e Arsimit Gjakovë ka njoftuar se në kuadër të planit të masave për ta rritur nivelin e sigurisë në shkolla, sot gjatë kontrollit nga personeli i SHMT “Nexhmedin Nixha”, është gjetur një armë zjarri e cila i takonte një nxënësi të klasës XI.

Sipas njoftimit, menjëherë janë njoftuar organet e rendit dhe tani po merret policia me rastin.

“Ky është rasti i dytë gjatë kësaj jave.

Kërkojmë mobilizim dhe ndihmë nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat