​Siguria në shkolla dhe ndezja e zjarreve, Gjini kërkon të përdoren mekanizmat e nevojshëm

Gjakova

​Siguria në shkolla dhe ndezja e zjarreve, Gjini kërkon të përdoren mekanizmat e nevojshëm

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:04
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi

Është mbajtur sot mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, për këtë vit në Gjakovë.

Gjatë kësaj mbledhje u prezantua raporti lidhur më çështjen e sigurisë, nga zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Ramë Bekaj.

Sipas një njoftimi të komunës, më pas u formua grupi punues për hartimin e Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2022, në përbërje prej nëntë anëtaresh.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, gjatë kësaj mbledhje vuri theksin e veçantë në dy tema aktuale: Siguria në shkolla dhe ndezja e zjarreve, duke këshilluar që të përdoren të gjithë mekanizmat e nevojshëm që të luftohen këto dy fenomene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat