​Daut Haradinaj kujton dëshmorët e Shishmanit të Gjakovës

Gjakova

​Daut Haradinaj kujton dëshmorët e Shishmanit të Gjakovës

Më: 29 mars 2022 Në ora: 18:43
Dëshmorët e rënë në betejën e Shishmanit të Gjakovës

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka kujtuar dëshmorët e rënë në betejën e Shishmanit të Gjakovës në 23-vjetorin e rënies së tyre.

Ai tha se vepra heroike e tyre në mbrojtje të Atdheut, mbetet frymëzim edhe për gjeneratat e ardhshme.

“Sot kujtojmë dëshmorët të cilët ranë pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës. Grupi i përbërë prej 44 luftëtarëve, po vinin nga Shqipëria, të furnizuar me armatim shtesë për luftëtarët e tjerë të UÇK-së.

Pas një beteje të ashpër, ranë heroikisht Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Sylaj, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Mon Maqi, Naim Lataj, Xhemajl Avdullahu, Bujar Shala, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli dhe Nuhi Elezaj.

Vepra heroike e tyre në mbrojtje të atdheut, mbetet frymëzim edhe për gjeneratat e ardhshme. Lavdi përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat