​Zjarr në pyje, digjen 30 hektarë në Gjakovë

Gjakova

​Zjarr në pyje, digjen 30 hektarë në Gjakovë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:04
Ilustrim

Një person ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri pylli në sipërfaqe prej 10 hektarë, pronë e ankuesit dhe disa bashkëfshatarëve tjerë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Damjan të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve, mirëpo të njëjtit për shkak të terrenit të papërshtatshëm kanë pasur vështirësi të lokalizojnë zjarrin.

Kurse, në fshatin Llugaxhi të Gjakovës, një person ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri pylli në sipërfaqe prej 20 hektarë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve te cilët janë duke bere përpjekje ta shuajnë zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat