​Gjakovë, shpërndahen 300 pako me produkte ushqimore e higjienike për nevojtarët

Gjakova

​Gjakovë, shpërndahen 300 pako me produkte ushqimore e higjienike për nevojtarët

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:04
Gjakovë, shpërndahen 300 pako me produkte ushqimore

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se sot janë shpërndarë 300 pako me produkte ushqimore e higjienike për nevojtarët, nga komuna në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Bereqeti”.

Sipas njoftimit të komunës, solidarizimi humanitar u bë për të pasuruar sadopak tryezat e njerëzve në nevojë, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Përzgjedhja e përfituesve të pakove u bë duke harmonizuar listën e të regjistruarve të Qendrës për punë Sociale, me atë të Shoqatës “Bereqeti”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat