Flet prindi i vajzës me shami në shkollën në Gjakovë

Gjakova

Flet prindi i vajzës me shami në shkollën në Gjakovë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 17:53
Armend Rexha

Armend Rexha, prindi i një nxënëseje me shami në shkollën “Nexhmedin Nixha” ka thënë se vajza e tij nuk e ka pasur asnjë problem ne këtë shkollë edhe pse mban mbulesë.

Ai tha se vajzën e ka regjistruar në shkollë dhe se deri më tani nuk e ka pasur asnjë problem.

“Unë kam shkuar në mbledhje dhe në ato momente nuk kam parë asgjë. Pasi ka përfunduar mbledhja dhe jam nisur për shtëpi e kam parë ne media atë rast. Sot kam qenë aty, kam folur me ta, dhe me vajzën time s’kam pasur asnjë problem. E kam regjistruar në shkollë dhe nuk ka pasur ndalesa”, tha ai.

Më tutje, ai deklaroi se vajza e tij e vijon shkollimin në klasën e dhjetë.

“Aty ka qenë një gabim teknik dhe diçka pa dashje dhe pa tendencë. Si prind nuk e kam pasur asnjë problem dhe ka qenë çdo gjë në rregull deri në këto momente. Vajza është tash në klasën e 10. Prej kur u regjistruar e deri më tani nuk e ka pasur asnjë problem”, tha më tutje ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat