Dega e VV-së në Gjakovë: Ngjarjet e 1 dhe 2 prillin janë ndër ngjarjet më makabre

Gjakova

Dega e VV-së në Gjakovë: Ngjarjet e 1 dhe 2 prillin janë ndër ngjarjet më makabre

Më: 2 prill 2022 Në ora: 15:09
Dega e VV-së në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Gjakovë ka përkujtuar masakrën ku serbët e kryen në shtëpinë e familjes Vejsa më 1 e 2 prill 1999.

Në këtë masakër, forcat serbe vranë 20 persona ku shumica prej tyre ishin pleq e fëmijë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi e Nuçi.

“Në po të njëjtën ditë ndodhën edhe vrasjet dhe masakrat e 57 martirëve nga familje të ndryshme në po të njëjtën lagje, ku edhe aty kryesisht u morën burrat dhe djemtë për tu vrarë e më pas edhe zhdukur”, ka shkruar qendra e VV-së në Gjakovë.

Ndërsa, në shenjë nderimi, homazhe bënë përfaqësues të nivelit qendror e lokal nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat