KRU “Gjakova”: Vazhdojnë edhe sot punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”

Gjakova

KRU “Gjakova”: Vazhdojnë edhe sot punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se punimet në shtrirjes e shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot.

Si pasojë e këtij intervenimi, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.

Rrugët që do të mbesin pa ujë këtë kohë jan; Rr.”Hysni Dobruna”, Rr.”Ymer Riza”, Rr.”Isuf Ahmeti”, Rr.”Naser Brahimaj” dhe Rr.”Marije Shllaku”.

Komunikata e plotë:

Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot.

KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.

Si pasojë e këtij intervenimi, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.

Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:

Rr.”Hysni Dobruna”

Rr.”Ymer Riza”

Rr.”Isuf Ahmeti”

Rr.”Naser Brahimaj”

Rr.”Marije Shllaku”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat