​Ardian Gjini viziton Bashkësinë Islame në Gjakovë

Gjakova

​Ardian Gjini viziton Bashkësinë Islame në Gjakovë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 15:57
​Ardian Gjini viziton Bashkësinë Islame në Gjakovë

Për nder të Festës së Fitër-Bajramit, kryetari Ardian Gjini ka qëndruar sot për vizitë në Bashkësinë Islame, Dega në Gjakovë.

Ai me këtë rast ka uruar besimtarët myslimanë duke thënë se respekti dhe toleranca të mbretërojnë çdo ditë mes nesh.

“Vizita në Bashkësinë Islame në Gjakovë është gjithmonë kënaqësi, në veçanti kur prej këtij institucioni të respektuar fetar urojmë festat e shenjta të besimtarëve myslimanë.

Nga këtu, i urojmë besimtarët tanë për pranimin e sakrificës dhe lutjeve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe që festa e Fitër-Bajramit t’i gjejë me shëndet dhe mbarësi në familje. Respekti dhe toleranca le të mbretërojnë çdo ditë mes nesh”, tha kryetari Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat