Qeveria gjermane dhe zvicerane mbështesinë kompaninë “KRU Gjakova”

Gjakova

Qeveria gjermane dhe zvicerane mbështesinë kompaninë “KRU Gjakova”

Më: 6 maj 2022 Në ora: 13:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, janë takuar vizituar sot me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellsit, “KRU Gjakova sh.a”.

Me këtë rast përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, kanë vizituar impiantit e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

U.d i kryeshefit ekzekutiv të “KRU “Gjakova”, Visar Hasi, shprehu falënderime për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane dhe ajo Zvicerane i kanë dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e tyre  në realizimin e projektit të ITUN.

Njoftimi i plotë i Kompanisë Rajonale të Ujësjellsit, “KRU Gjakova sh.a”:

Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

Të pranishmit u mirëpritën nga UD i Kryeshefit Ekzekutiv të “KRU “Gjakova”,  Mrsc.Visar Hasi si dhe stafi menaxherial i kompanisë.

Menaxherja e ITUN-it Fjolla Lasku i njoftoi nga afër vizitorët rreth zhvillimit të projektit si dhe ecurisë së punimeve.

Ndërsa, U.d i Kryeshefit Ekzekutiv z.Hasi, shprehu falënderime për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane dhe ajo Zvicerane i kanë dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e tyre  në realizimin e projektit të ITUN.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Komuna e Gjakovës, ITUN është në fazën testuese të tij!.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat