Shpërndanë materiale me citate kuranore në një manifestim në tyrben në Gjakovë, arrestohen dy persona

Gjakova

Shpërndanë materiale me citate kuranore në një manifestim në tyrben në Gjakovë, arrestohen dy persona

Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë shpërndarë material me citate kuranore në manifestimin tradicional që u mbajt sot në tyrben ‘Pulë’ në fshatin Babaj Bokes në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

Ai tha se dy të dyshuarit të cilët kanë shpërndarë materiale propaganduese me citate kuranore janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

“Sot me date 06.05.2022 gjatë një manifestimi tradicional në tyrben ”Pulë” ne fsh. Babaj Bokes, ku prezent kanë qenë mijëra të pranishëm janë hasur dy te dyshuar të cilët ishin duke shpërndarë material propagandues me citate kuranore , duke shfaqur mos pajtim me festën e cila ishte duke u zhvilluar. Personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacion policor – Gjakovë, janë intervistuar ne prezencën e avokateve mbrojtës, dhe me urdher te prokurorit te dyshuarit jane ndaluar ne dhomat e ndaljes per 48 orë”, tha Xhurkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat