​Gjini vizitoi dy terrenet e reja sportive në Gjakovë

Gjakova

​Gjini vizitoi dy terrenet e reja sportive në Gjakovë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adea Roka, vizituan dy terrenet e reja sportive, njëra pranë shkollës “Emin Duraku” dhe tjetra në lagjen “Dardania”.

Ky projekt tashmë i finalizuar dhe i gatshëm që fëmijët ta shfrytëzojnë për rekreacion, ka përfshirë renovimin e fushës së basketbollit pranë shkollës “Emin Duraku”, si dhe

ndërtimin e fushës së basketbollit bashkë me këndin e lojërave në lagjen “Dardania”.

Projekti i ndërtimit të terreneve sportive do të vazhdojë me ritëm akoma më të shtuar, edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat