​Komuna e Gjakovës bëhet me tre kamionë të rinj për mbeturina

Gjakova

​Komuna e Gjakovës bëhet me tre kamionë të rinj për mbeturina

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 20:39
Ardian Gjini

Komuna e Gjakovës është përfituese e tre kamionëve të rinj për grumbullimin e mbeturinave si pjesë e grantit të Performancës Komunale për Mjedis të Pastër.

Kryetari Ardian Gjini ka thënë se Gjakova është përfituese e mbi 600 mijë euro në mesin e komunave përfituese të grantit në fjalë, i financuar nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyrës së Bashkimit Evropian, si dhe i mbështetur nga GIZ-i gjerman.

Ai ka thënë se komuna këtë grant ia dedikon ndërmarrjes “Çabrati”, e cila po punon në zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Ndërsa nga ndërmarrja “Çabrati” kërkohet seriozitet dhe përkushtim në punë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat