​Komuna e Gjakovës nga sot nis shënim e 12 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

Gjakova

​Komuna e Gjakovës nga sot nis shënim e 12 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:29
“Pema e Rinisë” ë

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Komuna e Gjakovës ka filluar sot me organizimin e aktiviteteve të ndryshme.

“Pema e Rinisë” është aktiviteti i parë i mbajtur me rastin e shënimit të kësaj dite, ku janë vendosur mesazhet e të rinjve dhe qytetarëve të kësaj komunë e disa nga to ishin “Kosova ka nevojë për rininë e vetë”, “Të punojë qeveria e të mos të na largohet rinia”, “Rini plot, por punë jo”.

Udhëheqësi i sektorit të rinisë pranë Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë, Urim Fazlia shpalosi disa nga aktivitetet e planifikuara. Ndërsa, tha se me këto aktivitete synojnë sensibilizimin e rinisë për të qenë më aktivë.

Fazlia: Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i të rinjve

“Qëllimi i këtij aktiviteti është në kuadër të 12 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Rinisë dhe ne kemi filluar sot me një aktivitet ‘Pema e Rinisë’. Vazhdojmë nesër me shpërndarjen e kartolinave dhe më 12 gusht do ta kemi një tryezë me vullnetarizëm dhe në mbrëmje do të jetë koncerti me talent të rinj... Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i të rinjve sidomos pjesëmarrja e të rinjve në procese vendimmarrëse, sepse po shihet qe edhe në nivel të Kosovës kemi mungesë të të rinjve në procese vendimmarrëse. Kjo është një mundësi për t’i nxitur të rinjtë të jenë më aktivë në shoqëri”, tha ai.

Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Altin Hafizjaha tha se përmes këtij aktiviteti po ndajmë mendimet me qytetarët.

Hafizjaha: Komuna ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar

“Jemi munduar që javën për rini t’i kemi disa aktivitete që kanë target rininë. Aktiviteti i sotëm është ‘Pema e Rinisë’ ku target janë rinia dhe presim që në bashkëpunim me qytetarët t’i tregojmë mendimet e tyre... Në çdo aspekt komuna ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar. Kjo ka pasur rëndësi shumë, sepse na ka ndihmuar t’i realizojmë këto aktivitete”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat