​Me moton "As me Sindikatë, as me Qeveri, veç me Fëmijë", u protestua sot në Gjakovë

Gjakova

​Me moton "As me Sindikatë, as me Qeveri, veç me Fëmijë", u protestua sot në Gjakovë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Me moton "As me Sindikatë, as me Qeveri, veç me Fëmijë", sot në Gjakovë u mbajt një protestë, organizuar nga prindërit dhe u mbështet edhe nga shoqëria civile dhe disa nxënës të Komunës së Gjakovës.

Kështu ka njoftuar një nga organizatoret e kësaj proteste në Gjakovë, Nora Shehu – Bunjaku, e cila ka theksuar se nëse kërkesat tona nuk merren parasysh ne do të gjejmë forma të tjera deri sa ti realizojmë.

“Nëse kërkesat tona nuk do të realizohen ne do të vazhdojmë me të gjitha format deri në realizimin e tyre”, ka theksuar ajo.

Dhjetëra prindër, nxënës e përfaqësues nga shoqëria civile kanë protestuar sot në Gjakovë duke kërkuar që mësimi të fillojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat