​Prokuroria në Gjakovë ka ngritur dhjetë aktakuza për dhunim dhe sulm seksual

Gjakova

​Prokuroria në Gjakovë ka ngritur dhjetë aktakuza për dhunim dhe sulm seksual

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës janar- gusht 2022, ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër dhjetë personave, për veprat penale, “sulmi seksual”, “dhunimi”, si dhe “mundësimi apo detyrimi në prostitucion”.

Po ashtu, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar si kryerës të këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata.

“Gjakovë, 27 shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore janar- gusht 2022, ka ngritur 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 10 (dhjetë) personave, për veprat penale, “Sulmi seksual”, “Dhunimi”, si dhe “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”. Po ashtu, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 (gjashtë) personave të dyshuar si kryerës te këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente. Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet dhe urgjencë, rastet nga kapitulli i veprave penale kundër integritetit seksual”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat