Vazhdojnë problemet infrastrukturore për banorët e rrugës “Memë Lleshi” dhe “Mark Lleshi” në Gjakovë

Gjakova

Vazhdojnë problemet infrastrukturore për banorët e rrugës “Memë Lleshi” dhe “Mark Lleshi” në Gjakovë

Më: 25 mars 2025 Në ora: 13:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Problemet infrastruktuore të disa rrugëve në komunën e Gjakovës, po vazhdojnë të jenë nga shqetësimet më të shpeshta të banorëve, ku një shqetsësim i tillë paraqitet për banorët e rrugëve “Memë Lleshi” dhe “Mark Lleshi”, rrugë këto që gjinden në paralagjen Dardania në Gjakovë.

Sipas banorëve gjendja problematike e këtyre rrugëve po vazhdon tashmë e dy dekada.

Ku si pasojë e këtyre dëmeve infrastrukturore vështirësistë e qarkullimit janë të mëdha, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut si dhe stinës së dimrit.

Tutje banorët thanë se kërkesat drejtuar Komunës për rregullimin e këtyre rrugëve nuk kanë munguar, por që deri më sot nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret nga institucionet përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat