Gjatë ditës së sotme Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, Hilmi Shala, është takuar me ekipin e projektit Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS) për të diskutuar mbi prioritetet kyçe për përmirësimin e cilësisë së kujdesit në një intitucion të rëndësishëm shëndetësor siç është Spitali i Gjakovës.
Projekti i IHS, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), bashkëpunon me Spitalin e Gjakovës për të mbështetur ofrimin e shërbimeve të integruara me qëllim përmirësimin e rezultateve për pacientët me sëmundje kronike jongjitëse.
Gjatë vizitës, eksperti teknik ndërkombëtar Dr. Manfred Zahorka zhvilloi një takim me drejtuesit e spitalit dhe personelin kyç për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve konkrete për përmirësim.
Tutje në këtë takim u bë e ditur se këto nisma të tilla janë të konceptuara për ta afruar më shumë kujdesin spitalor me standardet evropiane.