Aktakuzë për ngacmim seksual ndaj një personi në Gjakovë

Gjakova

Aktakuzë për ngacmim seksual ndaj një personi në Gjakovë

Më: 22 prill 2025 Në ora: 22:45
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Në njoftim bëhet e ditur se, i dyshuari të miturën e ka ngacmuar në një shkollë atje.

Siç njofton Prokuroria, “Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës, e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat