Mbahen garat tradicionale të kërcimit nga Ura e Fshejtë në Gjakovë

Gjakova

Mbahen garat tradicionale të kërcimit nga Ura e Fshejtë në Gjakovë

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 07:22
ilustrim

Sot, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahen garat tradicionale të kërcimit në ujë nga Ura e Fshejtë në Gjakovë.

Në një njoftim të Komunës së Gjakovës, bëhet e ditur se kjo ngjarje është organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për shkak të atraksionit, çdo vit, një numër i madh i njerëzve, mblidhen tek Ura e Fshejtë për të parë ecurinë e kësaj gare tradicionale.

Shpesh herë është raportuar edhe në medie të huaja për atraksionin e kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat