Komuna ndan fidanë të arrës dhe të lajthisë për shtatëmbëdhjetë fermerë të Gjakovës

Gjakova

Komuna ndan fidanë të arrës dhe të lajthisë për shtatëmbëdhjetë fermerë të Gjakovës

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 17:05
Aktiviteti

Në kuadër të mbështetjes së fermerëve me subvencione nga Komuna e Gjakovës, sot janë ndarë 2.700 fidanë për fermerë, prej të cilave 700 janë fidanë të arrës ndërsa 2.000 të tjera janë fidanë të lajthisë.

Pas përfundimit të ofertës publike të shpallur nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, përfitues janë përzgjedhur shtatëmbëdhjetë fermerë, me ç ‘rast do të mbillen katër hektarë tokë me këto dy kultura bujqësore. Për këto subvencione, me vlerë të përgjithshme prej 11.630 euro, Komuna e Gjakovës ka ndarë mjete në shumë prej 9.300 euro, apo 80përqind të shumës totale ndërsa fermerët kanë participuar me pjesën e mbetur prej 2.330 euro, apo 20 për qind të shumës totale.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre fidanëve ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka përgëzuar fermerët përfitues, duke potencuar se është kënaqësi e veçantë që po ndajmë këto mjete për të subvencionuar fermerët tanë në dy kultura shumë të rëndësishme edhe të mira të pemëtarisë, siç janë arra dhe lajthia Kryetarja Mimoza Kusari - Lila, ka shtuar se ideja është se si të rrisim këta hektarë për të mirën e gjithmbarshme dhe njëherë të kontribuohet edhe në zhvillimin e industrisë ushqimore. Ndërkaq, Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka theksuar komuna në vazhdimësi po kontribuon me subvencione në mënyrë që fermerëve t’u lehtësirat e mundshme në kultivimin dhe zhvillimin e bujqësisë në fushat e ndryshme. Objektivi kryesor është arritja e stimulimit dhe qasja më ndryshe ndaj fermerëve, ka shtuar Ermeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat