Ambasadori Greg Delawie: Po fascionohem me atë që po shoh në Gjakovë

Gjakova

Ambasadori Greg Delawie: Po fascionohem me atë që po shoh në Gjakovë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:58
Kusari, Delawie

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka vizituar sot Komunën e Gjakovës me ç’rast është pritur nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila.

Në takimin e zhvilluar në kabinetin e kryetares, ambasadori Delawie dhe kryetarja Kusari - Lila kanë diskutuar për qështje me rëndësi të veçantë për Komunën e Gjakovës. Kryetarja Kusari - Lila fillimisht ka falënderuar ambasadorin Delawie për këtë vizitë në këtë datë të veçantë të shënimit të 3 vjetorit të qeverisjes me Komunën e Gjakovës. Ajo e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet në Komunën e Gjakovës duke theksuar të arriturat e kësaj komune përgjatë këtyre viteve të qeverisjes së saj.

Image

Në këtë takim, ambasadori Delawie është njoftuar më saktësisht për sukseset e Komunës së Gjakovës në përfitimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar duke bërë kështu Gjakovën si komunën më të madhe në Kosovë në përfitimin e fondeve të huaja. Këtu janë theksuar disa nga projektet e mëdha kapitale si projekti i ujit të pijes për fshatrat e komunës së Gjakovës, projekti i ngrohtores së re, projekti i impiantit të ujrave të zeza, projekti për ndërtimin e objektit të komunës si dhe projekte të tjera që kanë ndikuar në rritjen e transparencës komunale. Ndër të tjera, kryetarja Kusari Lila ka shprehur indinjatën e saj që në vazhdimësi ka hasur në pengesa nga qeveria qëndrore duke mos e përkrahur Komunën e Gjakovës për projektet kryesore që ndikojnë në zhvillim të përgjithshëm ekonomik dhe social.

Image

Nga ana tjetër, Ambasadori Delawie ka shprehur se ndjehet i fascionuar me punën që është bërë deri tani në Komunën e Gjakovës si dhe shpreson që të ketë bashkëpunim më të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qëndror. Ai po ashtu është interesuar edhe për bashkëpunimin e kryetares me Rotary International si dhe për bashkëpunimin me asociacionin e komunave, ku është njoftuar më detajisht nga kryetarja për bashkëpunimin me komunat tjera dhe bashkëpunimin me projekte të përbashkëta.

Ambasadori Delawie dhe Kryetarja Kusari - Lila po ashtu kanë vizituar qendrën multifunksionale “BoneVet” si dhe Kishën Ortodokse në Gjakovë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat