Kryeprokurori i ri i Gjakovës sfidohet nga Rasti ‘Pista’

Gjakova

Kryeprokurori i ri i Gjakovës sfidohet nga Rasti ‘Pista’

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 21:27
Elvis Pista

Vrasja e Elvis Pistës – kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014 – është rasti më i ndjeshëm që po pret të zbardhet në prokurorinë e Gjakovës. Kështu ka deklaruar kryeprokurori i ri i Gjakovës, Ali Selimaj, në “Drejtësia në Kosovë”.

“Rasti ‘Pista’ është rasti më i ndjeshëm që ka kjo prokurori. Për vet faktin se figura e të ndjerit Elvis Pista është një figurë komplekse, një figurë e personalitetit publik, e personit të botës së biznesit, të zyrtarit të ndërmarrjes publike. Vrasja e tij ka mbetur enigmatike”, ka thënë Selimaj.

Ai ka shtuar se “nuk do të ndalet derisa të zbardhet vrasja”, dhe se do ishte i lumtur nëse do ta përfundonte karrierën duke e zbardh këtë rast.

“Nuk do të pushojmë së punuari për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës”, ka deklaruar Selimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat