Ende s'ka informacione se si ka vdekur 23 vjeçarja në Gjakovë

Gjakova

Ende s'ka informacione se si ka vdekur 23 vjeçarja në Gjakovë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 12:52
Pamje nga ura e “Tabakëve” në qytetin e Gjakovës

Në mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë nën urën e “Tabakëve” në qytetin e Gjakovës.

Komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj ka konfirmuar se një femër rreth moshës 22-23 vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Erenik në Gjakovë, mirëpo ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj vdekjeje.

Gjokaj ka thënë se është ende herët të dihen detajet si dhe ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast. Madje, as nuk dihet nëse viktima është vetëvrarë apo mbytur në lumë.

Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat