Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve edhe në Gjakovë

Gjakova

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve edhe në Gjakovë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 14:28
Ilustrim

Në Muzeun Etnografik të Gjakovës sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Muzeve, e cila si kudo në botë organizohet nga organizata e muzeve të botës, ICOM.

Besmir Hasi, drejtor i Muzeut Etnografik në Gjakovës ka treguar se kjo organizatë,  e cila ka selinë në sekretariatin e UNESCO-s në Paris, ditë më parë ka bërë edhe pranimin e këtij muzeu të Gjakovës, e cila tashmë pritet të anëtarësohet në njërën prej komiteteve kombëtare të botës, pasi nuk ka të tillë në rajon.

"Në botë janë të njohura 35 mijë muze të 136 vendeve, në përbërje të të cilëve janë 119 komitete kombëtare të muzeve dhe 30 sish ndërkombëtare" ka sqaruar Hasi, i cili njëherësh ka bërë të ditur se në politikat e organizatës ICOM është i përfshirë edhe buxheti.

Para të pranishmëve në shënimin e këtij aktiviteti, për historikun e muzeve të botës, e në veçanti për historikun e muzeve në Gjakovë ka folur Alban Dobruna, i cili vuri në dukje se ideja e një muzeu në Gjakovë ka lindur nga organizata e luftës nacionalçlirimtare në vitin 1951, ku do të ekspozoheshin materiale nga pjesëmarrësit dhe lufta nacionalçlirimtare, e cila u realizua në vitin 1973.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat