‘Ta pastrojmë Kosovën’ shënohet edhe në Gjakovë

Gjakova

‘Ta pastrojmë Kosovën’ shënohet edhe në Gjakovë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 15:08
‘Ta pastrojmë Kosovën’ shënohet edhe në Gjakovë

Në kuadër të aksionit tradicional ‘Ta pastrojmë Kosovën’ Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë një serë aktivitetesh për pastrim në disa lokacione më specifike, të cilat kishin nevojë për pastrim e gjithashtu edhe për gjelbërim dhe mbjellje të fidanëve.

Në këtë aktivitet ka  marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila edhe bëri hapjen zyrtare të aksionit të pastrimit por edhe për të mbjellur pemën e saj.

Kusari-Lila tha se Komuna e Gjakovës e ka trajtuar me shumë prioritet çështjen e hapësirave të gjelbra, derisa ka shtuar se në Gjakovë aksione të tilla pastrimi janë ndërmarrë edhe në muajt e tjerë të vitit.

Kusari: Ruajtja e mjedisit të bëhet shprehi

“Ideja është pastrimi dhe ruajtja e mjedisit të bëhet shprehi e jetës e jo vetëm në ditë të caktuara të pastrojmë. Si kryetare e kësaj komune kemi arritur të shtojmë hapësirat e gjelbra. Tash duhet të kujdesemi të gjithë bashkë më shumë për këto hapësira, por natyrisht të sigurojmë që edhe të mbjellim edhe më tepër drunjë, gjelbërim”, tha Kusari-Lila.

Pjesë e këtij organizimi ishin edhe familjarë të Iliriana Përteshonit, e cila ishte ideatore e një iniciative të tillë të pastrimit, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Motra e Ilirianës, Albana Përteshoni,  tha se pjesëmarrja e saj në këtë aksion i dedikohet motrës së saj,  duke shtuar se tashmë mesazhi i saj është përçuar me sukses.

Image

Përteshoni: U realizua mesazhi i Ilirianës

“Kemi vendos me qenë pjesë e këtij aksioni pasi që edhe motra ime e ndier ka qenë pjesë e këtij projekti dhe ka qenë ideatore se si ka me u realizuar. Me të vërtet u realizuan një mesazh të fundit si ka deshtë ajo, se mjeti i mirë, durimi dhe puna realizohen, pavarësisht a je fizikisht a jo”, tha ajo.

Aksionit iu bashkuan edhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike në Gjakovë, por  edhe nxënës të shkollave.

Blend Berisha  nga QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” thotë se me kënaqësi i është bashkuar këtij aksioni vullnetar, duke thënë se në shkollën e tij, janë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur iniciativa të tilla.

Berisha: Jemi  në gatishmëri ta pastrojmë qytetin tonë

“Sot iu bashkëngjitëm aksionit që ta pastrojmë Kosovën në mesin e shumë shkollave, dhe jemi gjithmonë në gatishmëri ta pastrojmë qytetin tonë”, tha Berisha.

Aksioni i pastrimit dhe i mbjelljes së fidaneve nëpër pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës, u zhvillua gjatë tërë ditës. Ndërkaq si zakonisht që nga mëngjesi, në rrugët e Gjakovës u panë duke pastruar edhe punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Cabrati”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat