Mimoza Kusari-Lila: Do t’ia largoj reklamat e Haradinajt në Gjakovë

Gjakova

Mimoza Kusari-Lila: Do t’ia largoj reklamat e Haradinajt në Gjakovë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 09:56
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila

Reklamat e Ramush Haradinajt do të hiqen nga Komuna e Gjakovës, kjo sepse sipas kryetares së kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila, ato janë vendosur pa leje.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh kryetare e Alternativës, që në këto zgjedhje garon bashkë në koalicionin me LDK’në dhe AKR’në, ka thënë se do t’i largojë reklamat e kandidatit nga koalicioni kundërshtues PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj të vendosura në Gjakovë.

Kusari-Lila në Interaktiv ka thënë se ato janë vendosur pa leje në urbanizmine komunës me të cilën ajo udhëheq.

Sipas saj, kjo tregon një papërgjeghjësi nga ana e tyre duke e përdorur tutje si shembull se çfarë qeverisje e keqe do ishte nga koalicioni rival i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat