Fillon procedura e tenderimit për Ngrohtoren e Re të qytetit të Gjakovës

Gjakova

Fillon procedura e tenderimit për Ngrohtoren e Re të qytetit të Gjakovës

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:07
Komuna e Gjakovës

Sot, Komisioni Evropian ka hapur procedurat për ndërtimin e impiantit te Kogjenerimit te Ngrohtores se re ne Gjakovë ku brenda 30 ditësh, kompanitë apo konzorciumet e ndryshme Evropiane duhet të bëjnë shprehjen e interesit si dhe dorëzimin e ofertave. Pas këtij afati do të përzgjidhet fituesi dhe fillojnë punimet të cilat pritet të zgjasin 15-18 muaj.

Përfitimet nga ky projekt janë të shumta, mbi të gjitha do të bëhet heqja nga varësia e importit të mazutit të shtrenjte dhe ndotës, krijimi i vendeve të reja të punës në procesin e mbledhjes se biomasës në rrethinat e qytetit, ofrimi i ngrohjes 24h dhe gjenerimi energjisë elektrike.

Për këtë projekt është ndarë granti në vlerë prej 12 mil € nga Bashkimi Evropian.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat