Kusari-Lila gjen menjëherë zëvendësuesit e PDK-istëve të shkarkuar

Gjakova

Kusari-Lila gjen menjëherë zëvendësuesit e PDK-istëve të shkarkuar

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 16:43
Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila pas shkarkimit të nënkryetarit dhe drejtorëve që vinë nga PDK-ja që nga nesër do të emërojë zëvendësuesit e tyre.

Kështu në vend të nënkryetarit Ramadan Hoti do të emërohet Armend Vokshi. Vokshi do të mbajë pozitën e drejtorit në Drejtorinë për Punë të Përgjithshme Administrative.

Ndërkohë drejtoreshë e Shërbimeve Publike është caktuar  Kaltrina Biblekaj duke zëvendësuar Shkumbin Kastratin ndërsa drejtoria për Punë Inspektuese i është besuar Hana Zekës e që deri të martën është udhëhequr nga Gani Veseli i PDK-së.

Kusari-Lila në një radio lokale  ka thënë se për Drejtorinë e Arsimit ende ka dyshime pasi që Diana Qarkaxhija mund ta vazhdojë detyrën por e pavarur e jo si anëtare e PDK-së.

Kryetarja e Gjakovës sot ka bërë të ditur se nënkryetarin dhe drejtorët që vinë nga PDK-ja i ka shkarkuar pasi që sipas saj nuk ka qenë e kënaqur me performancën e tyre.

Ndryshe Kusari-Lila bashkë me koalicionin brenda të cilit ka garuar në zgjedhjet e fundit kanë pësuar debakël duek u radhitur në vendin e tretë pas PAN-it dhe Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat