Shënohet Dita e teqes bektashiane në Gjakovë

Gjakova

Shënohet Dita e teqes bektashiane në Gjakovë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 17:01
Kurti në Konferencë

Qysh prej Rilindjes sonë Kombëtare në formimin e kombit tonë fetë kanë kontribuar me bashkimin e njerëzve me angazhimin e tyre për bashkësinë, u tha sot me rastin e shënimit të Ditës së teqes bektashiane në Gjakovë.

Në këtë ditë të veçantë për bektashinjtë e Gjakovës ishte edhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti.

Në fjalët përshëndetëse nga përfaqësues të klerit dhe tarikateve të ndryshme u tha se janë këtu për të nderuar ditën e themelimit të teqesë së Gjakovës, por edhe për të kujtuar ata që shërbyen ndër vite këtu.

Në emër të kryegjyshatës botërore të bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, tha se bektashinjtë shquhen për sakrificë e tolerancë.

Brahimaj: U bë ç’është e mundur në ndërtimin e vetëdijes së çdo  besimtari

“Dervishët dhe baballarët e teqesë në marrëdhënie të ngushta dhe me bektashianeje në Prizren bën ç’është e mundur në ndërtimin e vetëdijes së çdo  besimtari në Lëvizjen shqiptare”, ka thënë Brahimaj.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, tha se ky përvjetor paraqet një mundësi për të ndriçuar të kaluarën tonë dhe të përcaktohemi për të ardhmen tonë.

Gjergji: Të gjithë jemi vëllezër shqiptarë

“Ky përvjetor sado i vogël dhjetëvjeçar na jep mundësinë që të ndriçojmë të kaluarën tonë. Të vetëdijesohemi për të tashmen tonë dhe të përcaktohemi për të ardhmen tonë në stilin e vëllazërisë gjithë shqiptare të besimit të madhit Zot”, tha Gjergji. 

Ndërsa njeriu më i votuar në Kosovë, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti u shpreh se të nderosh patriotët do të thotë të nderosh vendin dhe paraardhësit.

Kurti: Njerëzit janë të lirë kur janë bashkë

“Qysh prej Rilindjes sonë Kombëtare në formimin e kombit tonë fetë kanë kontribuar me bashkimin e njerëzve me angazhimin e tyre për bashkësinë. Gjendja e tyre njerëzve është bashkësia. Kur njerëzit janë të ndarë ose të përçarë ose të vetmuar kjo do të thotë se dikush prej lartë i ka ndarë i ka përçarë ose i ka izoluar , për ti sunduar më kollaj. Njerëzit janë të lirë atëherë kur janë bashkë. Këtë gjë kombi ynë prej fillimit e ka dëshmuar si askush tjetër”, tha Kurti.

Për historikun e bektashizmit foli Baba Mumin Lama nga Gjyshata Bektashiane e Kosovës. Ai tha se në bektashizëm mund të merret një kulturë e gjerë e të përsosur në shkencat fetare.

Lama: Bektashinjtë respektojnë islamin

“Në bektashizëm bazë është Kurani dhe fjalët e profetit Muhamed. Bektashinjtë adhurojnë dhe respektojnë të gjitha urdhëresat dhe udhëzimet që i përmbana islami. I falen Zotit të madh duke e njohur si krijues të çdo gjëje dhe duke e njohur si pushtetin e plote fuqishëm”, tha Lama.

Baba Mumini foli edhe për figurën e të madhit Baba Qazim Bakalli.

Një kumtesë për figurën e patriotit Qazim Bakalli kishte përgatitur Tahir Bakalli të cilën e lexoi Agim Jaka.

Ndryshe, bektashizmi është ndërtuar mbi themelet e fesë islame. Qëllimi i bektashizmit është një botë e harmonisë midis njerëzve, që do të jetojnë së bashku të bashkuar, si qytetar të një bote të dashurisë së vërtetë dhe prosperitetit të përbashkët nën Zotin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat