Ky është vendi ku ndodhi vrasja e vetëvrasja në Gjakovë

Gjakova

Ky është vendi ku ndodhi vrasja e vetëvrasja në Gjakovë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 21:46
Restoranti “Glory”

Personi me inicialet K.M, i datëlindjes 1962, vrau sot me armë zjarri personin me inicialet P.M në Jahoc të Gjakovës, e më pas vrau edhe veten.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, vrasja ka ndodhur në restorantin “Glory”, i cili ndodhet në fshatin Jahoc, raporton Insajderi.

“Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre”, njofton Policia e Kosovës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat