Hidhet nga kati i gjashtë një person në Gjakovë, policia zbulon detaje

Gjakova

Hidhet nga kati i gjashtë një person në Gjakovë, policia zbulon detaje

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 09:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për hedhjen e një personi nga kati i gjashtë i banesës në Gjakovë. Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës kanë konfirmuar se personi është 51 vjecar.

Zyrtarja për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë së  Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj ka thënë se mëngjesin e sotëm në ora 06:03 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.

“Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu në vend ngjarje kanë dal edhe ekipi i Emergjencës nga spitali rajonal “ Isa Grezda” të cilët kanë 

konstatuar vdekjen e personit. Viktima është F. P i lindur në vitin 1966, shqiptar/kosovar nga Gjakova. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Podrimaj-Beqiraj.

Sipas saj, rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë.

***

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Gjakovës një person është hedhur nga kati i gjatës i banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit.

Mësohet se viktima është mashkull rreth 55 vjeçar.

Sipas informatave që ka siguruara  portali, ngjarja ka ndodhur  lagjen “Nënë Tereza”  në rrugën “Bran Stavileci”, saktësisht prapa “Viva Fresh” në Gjakovë.

Edhe policia e ka konfirmuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat