Edmond Dushi kandidat për Gjakovën nga AKR

Gjakova

Edmond Dushi kandidat për Gjakovën nga AKR

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:11
Edmond Dushi

Aleanca Kosova e Re ka nominuar kandidatin e saj për kryetar të komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Si e ka bërë të ditur për Radio Gjakovën, Vesel Makolli, sekretar organizativ i AKR-së, kandidati i këtij subjekti politik për të parin e komunës së Gjakovës është Edmond Dushi, aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të degës.

Me përcaktimin e kandidatit nga AKR-ja, prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunës së Gjakovës, nga partitë e mëdha, deri të martën duhet ta bëjnë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat