Molliqaj: Me ardhjen e Çaushit në Gjakovë, do ndalim krimin e korrupsionin

Gjakova

Molliqaj: Me ardhjen e Çaushit në Gjakovë, do ndalim krimin e korrupsionin

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 23:34
Dardan Molliqaj është shprehur i bindur se Driton Çaushi, i cili është kandidat i VV-së për Gjakovën do i fitoj zgjedhjet.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj çaste më parë ka publikuar një status të tijin në Facebook, në të cilin është shprehur i bindur se Driton Çaushi, i cili është kandidat i VV-së për Gjakovën do i fitoj zgjedhjet.

Ai në këtë shkrim ka numëruar edhe disa arsyen se pse Çaushi do i fitojë zgjedhjet.

Mirëpo ai ia huq kur thotë se “Gjakova është lodhur nga udhëheqja kriminale e AAK-së”.

Kjo pasi që, rikujtojmë se Gjakova që 4 vite udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, e cila në kohën kur ishte zgjedhur kryetare ka qenë në AKR, ndërsa tani ajo është në Alternativa.

Ndërsa, më poshtë në status ai thotë se me ardhjen e VV-së në Gjakovë do të ndalet krimi dhe korrupsioni, duke nënkuptuar se edhe në qeverisjen e kryetares Kusari-Lila ka korrupsion.

Driton Çaushi do ta fitojë Gjakovën sepse:

Gjakova e dëshiron rimëkëmbjen dhe kthimin e dinjitetit që e kishte dikur;

Gjakova është lodhur nga udhëheqja kriminale e AAK-së;

Gjakova e meriton një kryetar që përkushtohet për Gjakovën dhe e bënë gjumin në Gjakovë; 

Dritoni bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! do ta çrrënjos krimin dhe korrupsionin në Gjakovë;

Gjakova kësaj here do të vendos me mendje e zemër;

Gjakova e bëri Dritonin deputetin më të votuar në Gjakovë;

Gjakova do t’ia besoj Dritonit udhëheqjen e Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat