Strategjia dhe programi qeverisës për Gjakovën, i prirur nga parimet

Gjakova

Strategjia dhe programi qeverisës për Gjakovën, i prirur nga parimet

Nga: Adem Lushaj Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:47
Bekim Ermeni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Bekim Ermeni, ka bërë publik planin e tij qeverisës, siç e cilëson si Strategji e prirur nga parimet. Sipas tij, në këtë program mbështetur në parime të ndershme dhe transparente, i koordinuar edhe me ekspert të fushave përkatëse nga subjekti për të cilin garon, do jetë:

- Qeverisje e ndershme me një elitë të njerëzve të cilët do të kthejnë besimin e qytetarëve tek institucionet komunale dhe e cila do të angazhohet, që me tërë mirëqenien, dijen, përvojën dhe përkushtimin të jetë në shërbim të qytetarëve;
- Llogaridhënie dhe transparencë, fuqizim të gruas në vendimarrje dhe mbështetje e fuqishme e programeve dhe e iniciativave rinore;
- Do të dëshmojmë praktikisht se mund të funksionojë partneriteti institucional ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal;
- Do të ndërtojmë një strategji të mirëfilltë të shfrytëzimit së pari të fondeve komunale dhe pastaj potencialisht të atyre ndërkombëtare të  BE-së dhe donatorëve tjerë potencial;
- Do të luftojmë me forcë korrupsionin, nepotizmin, mafinë urbane dhe dukuritë tjera devijante, të cilat ndikojnë në raportin në mes të qeverisë lokale dhe qytetarit;
- Përgatitja e Planit Zhvillimor Komunal, si bazë e zhvillimit të mirëfilltë të komunës së Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat