Çaushi: E kemi detyrë që Gjakovën të ia kthejmë qytetarit

Gjakova

Çaushi: E kemi detyrë që Gjakovën të ia kthejmë qytetarit

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:37
Driton Çaushi

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi, e ka quajtur 11 Qershorin ditë që solli ndryshimin që Kosova nuk e kishte përjetuar ndonjëherë, gjatë tubimit të VV’së në Gjakovë. Në këtë tubim, ai potencoi se VV u dyfishua, kurse kundërshtarët e saj morën nga populli dënimin e merituar.

“Pa dyshim që ajo që nisi më 11 Qershor nuk përfundon aty. Të gjithë janë të vetëdijshëm që koha kur Lëvizja Vetëvendosje! do të udhëheq me shtetin e Kosovës është shumë e afërt. E në ndërkohë Lëvizja ka një detyrë të rëndësishme para vetes: që Komunën t’ia kthej atij që i takon, e ai është qytetari“, tha para qytetarëve të Gjakovës, Çaushi.

Më tej, ai theksoi që Komuna e Gjakovës ka nevojë për një qeverisje e cila e nxjerrë nga errësira, ku e kanë futur qeverisjet e kaluara, duke u zotuar se ai dhe ekipi i tij do të angazhohen për t‘i shërbyer qytetarit.

“Gjakova përfundimisht ka nevojë për një qeverisje që i kryen detyrat e saj, që qëndron afër me qytetarët, që rrit cilësinë e shërbimeve që i takojnë asaj, në vend se të mirret me premtime që nuk i takojnë e që nuk realizohen kurrë. Qeverisja e Vetëvendosje!-s do të angazhohet që arsimi në Gjakovë t‘i kthehet ditëve të arta të tij, duke shtuar këndet e leximit, laboratorët, por edhe duke siguruar barazi sociale në mes të nxënësve“, ishin disa nga zotimet që Driton Çaushi i dha në tubimin e mbajtur në Gjakovë.

Ai prezantoi edhe listën për Asamblenë Komunale, të cilën e quajti listë të ndryshimit dhe deklaroi që ndihet i privilegjuar që ka mbështetjen e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat