Kusari Lila vizitë në shtëpinë muze në familjen Qerkezi

Gjakova

Kusari Lila vizitë në shtëpinë muze në familjen Qerkezi

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 14:50
Vizita në shtëpinë muze në familjen Qerkezi

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale nga Alternativa, ka vizituar shtëpinë muze të familjes Qerkezi, me ç’rast është pritur nga familjarët e përsonave të pa gjetur dhe përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave” .

Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila ka thënë se shtëpia muze e familjes Qerkezi, përjetimet e familjarëve të përsonave të pa gjetur dhe gjithë sakrifica e tyre për liri, duhet të na shoqëroj hap pas hapi në ndërtimin e shtetit tonë.

“Kemi ende shumë punë për të bërë në forcimin e shtetit tonë, andaj edhe këto zgjedhje lokale janë një mundësi tjetër që sukseset për Gjakovën të vazhdojnë në mënyrë që të përmbyllet një kapitull ku Gjakova ndër vite ka qenë e lënë pas dore. Sot, nuk kemi ardhë për fushatë, por kemi ardhë që të vizitojmë një vend të shenjtë i cili është sinonim i sakrificës së përgjithëshme të popullit tonë për liri. E rëndësishme është që kauza e juaj të përfundoj sa më shpejtë me gjetjen e familjarit të fundit që konsiderohet i pagjetur si dhe sa më parë të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkaktuar këtë plagë të madhe për vendin tonë”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Nga ana tjetër, nëna Ferdonije Qerkezi, ka falenderuar kryetaren për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë 4 viteve të qeverisjes, si dhe ka parashtruar kërkesën që Komuna të vazhdoj këtë mbështetje në botimin e një monografie për familjen Qerkezi si dhe në përgaditjen e një padie ndaj dorasve të krimit në familjen Qerkezi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat