Hoxha: Do të bëhet digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë në Gjakovë

Gjakova

Hoxha: Do të bëhet digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë në Gjakovë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 18:43
Fushata e NISMA-s, Gjakovë

Në kuadër të aktiviteteteve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për asamble komunale sot vizituan Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Ai u prit nga stafi menxhues dhe ai mjekësor. Hoxha gjatë kësaj vizite zgjedhore tha se  në programin qeverisës të Nismës njëri ndër prioritet është edhe shëndetësia. Me këtë rast kandidati i Nismës prempti se gjatë qeverisjes së tij do të bëhet digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë. Më pas Kandidati për kryetar nga Nisma, Fazli Hoxha dhe kandidatët panë ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.Mes tjerash ata thanë se shëndetësia është një nga shtyllat kryesore të një vendi, andaj përmirësimi i infrastrukturës në institucionet shëndetësore si dhe avancimi i sistemit të shëndetësisë janë dy nga kriteret të cilat do të realizohen në Gjakovë  gjatë qeverisjës së Nisma për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat