Çaushi: Gjakovarët i kanë thënë jo partive të krimit

Gjakova

Çaushi: Gjakovarët i kanë thënë jo partive të krimit

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 12:42
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se qytetarët e Gjakovës e kanë shansin e parë që nga pas lufta, që të zgjedhin një qeverisje lokale që do të jetë e mbështetur pa asnjë diskriminim nga qeverisja qendrore.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të premtojë asgjë që nuk është e pa realizueshme. Programi i VV-së, sipas tij, do të prekë fushat që janë në domenin e pushtetit lokal, arsimi, shëndetësia dhe të rinjtë do të jenë prioritet i qeverisjes.

Çaushi po ashtu ka premtuar që do të gjejnë alternativë që t’iu lehtësohet barra e studentëve për udhëtim në Universitetet jashtë Gjakovës.

Çaushi: VV nuk do të premtoj atë që nuk mund të realizoj

“Programi do të prekë fushat që janë në domenin e pushtetit lokal. Pra që mund të preken dhe të ndikojnë në jetën e qytetarit, dhe do të jemi të interesuar që të krijojmë një ndjenjë të barazisë te qytetarët. Një ndjenjë të përgjegjësisë të jemi për ditë me qytetarët. Të jemi pranë tyre që nuk ka qenë shumë e zakonshme deri më tani dhe të përkushtuar që aty ku komuna ofron shërbime këto shërbime të jenë më cilësore...Duke përfshirë arsimin në radhë të parë, ka shumë hapësirë për përmirësime, shëndetësinë e cila nuk është në gjendje të mirë, shëndetësia primare, shërbimet publike që duhet të jenë në nivel shumë më të lartë. Nivelin e degradimit të rregullimit të qytetit të urbanizimit. Funksionimin e inspekcionit, i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët dhe kjo nuk ka ndodh deri tani. Pra këto janë disa fushat për të cilat do të kemi tash një program të saktë d he asnjë herë të pa drejtë dhe të pa realizueshme siç ka ndodhur në të kaluarën”, tha Çaushi.

Ai ka thënë se ka shumë mangësi të cilat vërehen dhe të cilat evidentohen nga të rinjtë e Komunës së Gjakovës.

Çaushi: Do të ofrojmë lehtësira për studentët gjakovarë

“Pra shansi i parë, besoj unë pas luftës që gjakovarët të zgjedhin një qeverisje lokale që do të jetë e mbështetur pa asnjë diskriminim nga qeverisja qendrore. Janë shumë mangësi të cilat vërehen dhe të cilat evidentohen nga të rinjtë e Komunës së Gjakovës...Një prej më bazikeve është një qendër rinore multi-funksionale, e cila kërkohet me vite dhe e cila nuk është plotësuar nga asnjë qeverisje me nivelin që duhet. Ne mendojmë dhe jemi të bindur që kjo është e realizueshme, tani për tani nuk ekziston por është një prej pikave që ne e shohim si absolutisht të realizueshme gjatë mandatit tonë...Kërkesat tjera ose pengesat tjera që hasin të rinjtë e që varet nga pushteti lokal, ku mund të ndikohen është edhe pagesat e tyre për udhëtim që bëjnë studentet që udhëtojnë jashtë Gjakovës. Pra në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, ku ne do të gjejmë një alternativë për të lehtësuar atë bar rë të studentëve për udhëtim më të pranueshëm dhe më të lehët”, tha Çaushi.

Ai po ashtu ka thënë se Komuna e Gjakovës nga qeverisjet e kaluara ka bartur përveç borxheve shumë probleme të tjera, por ai është i bindur që qytetarët e Gjakovës do të kenë të qartë që nuk do të kthehen në qeverisjet e kaluara.

Çaushi: Përkundër borxheve, kemi strategji për këndellje të Gjakovës

“Unë jam i bindur që qytetarët e Gjakovës të paktën një gjë e kanë të qartë se nuk do të kthehen në asnjë mënyrë në qeverisjet e kaluara, nga subjektet që kanë qeverisur në të kaluarën dhe ky ndryshim ka ndodhur dhe unë besoj që ka hapësirë të konsiderueshme për ndryshime thelbësore të mëtutjeshme e që besoj që i garanton Lëvizja Vetëvendosje. Natyrisht që me këto borxhe do të përballet secila qeverisje e ardhshme, por besojmë që brenda kësaj hapësire ekziston mundësi për me gjetë strategji që investimet në komuna në fusha të ndryshme të jenë më të mira dhe më të drejta”, tha ai.

Çaushi po ashtu ka thënë që ndryshimi i madh dhe shpresa ka lindur më 11 qershor në nivel të Republikës së Kosovës

Çaushi: Gjakovarët i kanë thënë jo partive të krimit

 “Dëshmia që e kemi dhënë në Prishtinë, besoj që është një shans tjetër shumë e rëndësishme edhe besoj që qytetarët e Republikës së Kosovës e sidomos këta të Komunës së Gjakovës përderisa po flasim për Gjakovë nuk janë të interesuar. Një herë e përgjithmonë i kanë thënë jo partive të krimit, këtë garanci  e hasa kur takoj qytetarët e Gjakovës, nuk do të ketë kthim parapa”, tha Çaushi.

Përveç programimit, VV-ja në Gjakovë sipas Çaushit ka një listë shumë cilësore të kandidatëve për asamble, të cilët thotë se jo vetëm që e përfaqësojnë komunitetet të ndryshme të vendbanimeve të komunës, por secili prej tyre ka të kaluar të dëshmuar dhe me cilësi në fusha të caktuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat