Kusari-Lila tregon me cilat parti është pajtuar për bashkëqeverisje

Gjakova

Kusari-Lila tregon me cilat parti është pajtuar për bashkëqeverisje

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 11:43
Mimoza Kusari Lila

Kryetarja aktuale e Gjakovës, e cila po synon edhe një mandat në këtë komunë, në zgjedhjet e 22 tetorit nuk doli me rezultatin e pritur.

Mimoza Kusari Lila, në zgjedhjet lokale mori 32.04 për qind të votave gjë që nuk siguroi fitore, po siguroi balotazhin me kundërkandidati e AAK-së, Ardian Gjini, i cili mori 40.17 për qind të votave.

Kusari-Lila tha se tani janë duke biseduar me partitë politike, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

“Për balotazh jemi duke u marr me sensibilizim të qytetare, për dalje në vota ç’është më e rëndësishmja”, tha kandidatja e Alternativës për Gjakovë.

Tutje, Kusari-Lila bëri të ditur se kanë biseduar edhe me Nismën, por që nuk kanë arritur diçka konkrete me këtë parti.

“Në bisedime jemi me partitë të cilat mundemi të kemi bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 19 nëntorit, këto janë Lidha Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja, kemi biseduar edhe me Nismën, por nuk ka diçka konkrete”, deklaroi ajo.

Më tej, kryetarja aktuale e Gjakovës tha, se me LDK-në dhe VV-në kanë gjetur gjuhet të përbashkët për qeverisje.

“Me LDK-në dhe Vetëvendosjen parimisht jemi dakord për bashkëqeverisje, mirëpo tani jemi në punë me gjithë elektoratin e Gjakovës për zgjedhjet e 19 nëntorit”, u shpreh ajo.

Kusari- Lila në fund tha se më 19 nëntor pret fitore bindëse në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat