Numërohen votat me kusht në Gjakovë, a ka shpresë për Mimoza Kusarin?

Gjakova

Numërohen votat me kusht në Gjakovë, a ka shpresë për Mimoza Kusarin?

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:21
Mimoza Kusari-Lila dhe Ardian Gjini

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për komunën e Gjakovës, Ardian Gjini, përfundimisht është kryetar i ri i kësaj komune. Edhe pas numrimit të votave me kusht, nuk pati ndryshim të rezultatit në këtë komunë.

Sipas informacioneve nga qendra e numërimit, Gjini printe edhe me votat e numëruara me kusht ndaj kundërkandidatës së tij, Mimoza Kusari-Lila.

Gjini i AAK-së doli fitues i balotazhit në Komunën e Gjakovës, me 51.49 për qind.

Gjini ka lënë pas kryetaren aktuale të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën, e cila ka marrë 46.51 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat