Ndriçimi i fshatit Pjetërshan për Krishtlindje - Bota Sot
Ndriçimi i fshatit Pjetërshan për Krishtlindje

Gjakova

E diel, 18 nëntor 2018

Ndriçimi i fshatit Pjetërshan për Krishtlindje

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 13:52
Pjetërshan

Fshati Pjetërshan në Gjakovë edhe këtë vit ka vazhduar traditën e dekorimit dhe ndriçimit për Krishtlindjet dhe për Vitin e Ri.

Për disa ditë me radhë, shumë djem të rinj të këtij fshati dhe fshatrave përreth, punuan që ky dekorim të ketë një pamje të mahnitshme.

Rreth 1500 euro u mblodhën nga bashkëfshatarët për të ndriçuar oborrin e kishës dhe një pjesë të fshatit.

Banorët e fshatit thanë se vizitorë të ndryshëm e vizitojnë këtë vend këto ditë për festat e fundvitit dhe mahniten me bukurinë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test