Komuna e Gjakovës formon komisione për disa sektorë publikë

Gjakova

Komuna e Gjakovës formon komisione për disa sektorë publikë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:35
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, me vendim të veçantë ka formuar tri komisione të natyrave të ndryshme me interes të përgjithshëm për Komunën e Gjakovës. Komisionet kanë për qëllim vlerësimin e gjendjes se rëndë ekzistuese në disa sektorë më vital për qytetarët.

Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo komunë këto komisione kanë të bëjnë me vlerësimin e gjendjes së ambulantave, linjat e transportit dhe nyjet sanitare nëpër shkolla.

“Komisioni për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të infrastrukturës dhe shërbimeve të tjera në QKMF dhe në QMF-të e Komunës së Gjakovës, komisioni për analizimin e vend-ndaljeve të autobusëve urban-periferik dhe linjave të transportit të nxënësve dhe komisioni për verifikimin e nyjeve sanitare në të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Këto komisione kanë për qëllim vlerësimin e gjendjes faktike në mënyrë që kjo komunë të caktojë prioritetet investive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat