Gjakova pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi - Bota Sot
Gjakova pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi

Gjakova

E martë, 20 nëntor 2018

Gjakova pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:08
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka pritur një delegacion të sekretariatit të përbashkët teknik të programit “IPA

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot ka pritur një delegacion të sekretariatit të përbashkët teknik të programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 2014 - 2020 Kosovë - Mali i Zi”, i kryesuar nga Tanja Todoroviq, drejtuese e këtij sekretariati.

Në takim me anëtarët e këtij sekretariati është biseduar për mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkufitare në fushat me prioritet për të dyja vendet siç janë punësimi, turizmi, mjedisi e të tjera.

Zyrtarët malazias janë zotuar para kryetarit Gjini se në kuadër të këtij bashkëpunimi, do ta ndihmojnë komunën e Gjakovës edhe në trajnimin e stafit komunal për hartimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë të projekteve ndërkufitare.

Ndryshe qëllimi i programit në fjalë është përmirësimi i standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e fushëveprimit të programit, përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor si dhe gjithë përfshirjen e rajonit në respekt të ndërsjellë të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test