Policia konfiskon pemë dhe perime në Gjakovë

Gjakova

Policia konfiskon pemë dhe perime në Gjakovë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 14:06
Ilustrim

Në dy raste, policia ka kapur mall pa origjinë duke u futur në Kosovë.

Në  fshatin Zhub të Gjakovës patrulla policore ka ndaluar automjetin  VW-GADDY, me targa vendore me vozitësin e dyshuar mashkull K/Shqiptar, të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur mall (pemë-perime) të pa doganuar. Automjeti dhe malli është konfiskuar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit lirohet, por rasti ka shkuar në hetime.

Po në këtë fshatë, policore thotë se ka ndaluar automjetin  CITROEC JUMPER, me targa vendore me vozitësin e dyshuar të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur mall (pemë-perime-mjaltë-fidan-lule) të pa doganuar.

Automjeti dhe malli është konfiskuar. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit lirohet, dhe rasti ka shkuar në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat